TAGS-AT E JAVËS

Kosova19 Tetor 2023, 09:25

Deklarata e Macron, ambasadori francez: Liberalizimi i vizave për Kosovën është në fuqi, fillon më 1 janar 2024

Shkruar nga Pamfleti
Deklarata e Macron, ambasadori francez: Liberalizimi i vizave për
Olivier Guérot

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka dashur të japë një mesazh politik për Kosovën dhe Serbinë, me deklaratën e tij para dy ditësh të dhënë në Tiranë, sipas së cilës, të dy vendet duhet ta mbajnë fjalën e dhënë.

Kështu ka deklaruar ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot në intervistë për RTK Prime.

Olivier Guérot konfirmoi se nuk ka vendim për pezullim të vizave për Kosovën nga ana e Francës dhe se liberalizimi do të hyjë në fuqi nga 1 janari 2024.

Ndër tjerash,në këtë intervistë ambasadori francez flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, situatën e krijuar pas sulmit të 24 shtatorit e tema të tjera.

Presidenti Emmanuel Macron, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë dha disa mesazhe për Kosovën.

“Ne u kemi besuar për çështjen e vizave. Çështja është pezulluar nga ana e Francës sepse ka të bëjë me respektin e fjalës së dhënë dhe fjala nuk po mbahet. Pres që të angazhohen të dyja palët që të ecim përpara në javët e ardhshme. Është kusht i paqes në të gjithë zonën”, u shpreh Macron.

Më herët, kur u përshkallëzuan tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, Macron paralajmëroi se vendi i tij do t’i rishikojë zotimet që i ka bërë për çështje ekonomike dhe politika të vizave për dy vendet, nëse nuk sillen me përgjegjësi.

 

olivier guérot franca kosova vizat

Lini një Përgjigje