TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Prill 2026, 09:36

“Qetësohu tiger plak”, Ambasadat e Iranit tallen me kërcënimet e Trump: Të gjithë e dine se je budalla

Shkruar nga Pamfleti
“Qetësohu tiger plak”, Ambasadat e Iranit tallen me
Iranianët shkelin flamurin amerikan

Përfaqësitë diplomatike iraniane në botë komentojnë deklaratat e ashpra të ish-presidentit amerikan për Ngushticën e Hormuzit

Ambasadat e Iranit në mbarë botën publikuan reagime kritike dhe me tone ironike në rrjetin social X ndaj presidentit amerikan Donald Trump, pas një deklarate kërcënuese të tij, të mbushur me gjuhë fyese, lidhur me Ngushticën e Hormuzit.

“Të martën do të jetë dita e termocentraleve dhe ajo e urave, të gjitha në një, në Iran. Nuk do të ketë asgjë të ngjashme!!! Hapeni menjëherë ngushticën, ju të çmendur, ose do të jetoni në ferr, vetëm shikoni!”, shkroi Trump në platformën Truth Social të dielën në mëngjes.

Më vonë, ai dukej se vendoste një afat të ri, duke shtuar: “E martë, ora 20:00 sipas kohës lindore!”

Sipas CNN, disa ambasada iraniane reaguan publikisht ndaj këtyre deklaratave.

Ambasada e Iranit në Afrikën e Jugut shkroi: “Mendoni seriozisht për Amendamentin e 25-të, Seksioni 4”, duke iu referuar dispozitës kushtetuese që i lejon zëvendëspresidentit dhe shumicës së kabinetit të shpallin presidentin të paaftë për të ushtruar detyrën.

“Qetësohu, tigër. Ruaj gjakftohtësinë”, shkroi Ambasada e Iranit në Bullgari.

Ambasada e Iranit në Austri deklaroi: “#POTUS ka rënë në një nivel të paprecedentë përgjërimi, i ndërthurur me fyerje të hidhura dhe të zbrazëta dhe kërcënime. Dëshpërimi është pothuajse i prekshëm, rrjedh nga çdo fjalë – veçanërisht nga sharjet e rastësishme”, duke theksuar se sulmet ndaj infrastrukturës civile përbëjnë krim lufte.

Ata shtuan gjithashtu: “Paralajmërim i mëtejshëm: mbrojini të gjithë të miturit nën 18 vjeç nga ekspozimi ndaj retorikës së #Trump.”

Ambasada e Iranit në Mbretërinë e Bashkuar citoi një thënie të njohur: “Më mirë të mbash gojën mbyllur dhe t’i lësh njerëzit të mendojnë se je budalla, sesa ta hapësh dhe të heqësh çdo dyshim”, duke e cilësuar kërcënimin e Trump si “shenjë dobësie dhe sëmundjeje”.

Ambasada e Iranit në Zimbabve publikoi një listë shembujsh të “dinjitetit presidencial”, ku përfshihej “përdorimi i një gjuhe të respektueshme dhe të menduar mirë në deklaratat publike”.

“Sharjet dhe fyerjet janë sjellje të humbësve të përkëdhelur. Qetësohu, plak!” shkroi Ambasada e Iranit në Indi.

 

irani ambasada trump

Lini një Përgjigje