TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota26 Dhjetor 2024, 20:50

Putin zbulon vendin që mund të presë bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë në 2025-ën!

Shkruar nga Pamfleti

Putin zbulon vendin që mund të presë bisedimet e paqes

Dy ditë më parë, Moska deklaroi se kishte disa vende europiane të cilat ishin shprehur të gatshëm për t’u angazhuar si vende pritëse të palëve nga Rusia dhe Ukraina, për të arritur një marrëveshje paqeje pas ardhjes së Donald Trump në pushtet.

Në një konferencë për shtyp, Putin deklaroi se Sllovakia është e gatshme të presë bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës.

Presidenti rus tha se autoritetet sllovake do të ishin të lumtura të ofronin vendin e tyre si një platformë për negociata.

Ne nuk jemi kundër, nëse bëhet fjalë për këtë. Pse jo? Meqenëse Sllovakia mban një pozicion kaq neutral”, tha Putin.

Kujtojmë se Roberto Fico, kryeministri i Sllovakisë, kohët e fundit u bë lideri i tretë perëndimor që viziton Moskën për bisedime me Vladimir Putin. Fico ka qenë një kritik i zëshëm i mbështetjes së BE-së për Ukrainën në luftë. Ai gjithashtu i mbijetoi një atentati më 15 maj 2024.

putin

Lini një Përgjigje