
Presidenti Vladimir Putin tha se Rusia është angazhuar për t'i dhënë fund konfliktit në Ukrainë.
“Rusia kërkon t'i japë fund konfliktit, jo thjesht ta ngrijë atë”, deklaroi presidenti rus teksa iu përgjigj një pyetjeje të gazetarëve lidhur me planet e Donald Trump për të ngrirë luftën në Ukrainë.
Ai tha gjithashtu se kryeministri sllovak Robert Fico gjatë vizitës së tij në Rusi, shprehu gatishmërinë për të ofruar vendin e tij si bazë për negociatat midis Moskës dhe Kievit.
"Fico tha se do të ishin të lumtur të siguronin bazën për negociata. Ne nuk jemi kundër. Nëse bëhet fjalë për këtë, pse jo? Nga këndvështrimi ynë, Sllovakia mban një pozicion kaq neutral", deklaroi Putin duke theksuar se për ne ky është një opsion i pranueshëm.
Lini një Përgjigje