TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 4 Mars 2026, 18:46

Putin paralajmëron Evropën: Mund të ndalojmë furnizimin me gaz

Shkruar nga Pamfleti

Putin paralajmëron Evropën: Mund të ndalojmë furnizimin me

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka sugjeruar mundësinë që Rusia të ndalë furnizimin me gaz për tregjet evropiane dhe të fokusohet në tregje të tjera që i konsideron më premtuese.

Putin theksoi se ky nuk është marrë ende si vendim, por është një ide e hedhur për diskutim në nivel qeveritar dhe me kompanitë energjetike ruse.

“Kjo nuk është një vendimmarrje, është ajo që quhet të mendosh me zë të lartë. Do ta udhëzoj patjetër qeverinë që ta shqyrtojë këtë çështje së bashku me kompanitë tona”, deklaroi Putin.

Deklarata e presidentit rus vjen në një kohë tensionesh të vazhdueshme energjetike mes Rusisë dhe vendeve të Evropës, ndërsa tregjet globale të energjisë mbeten të ndjeshme ndaj zhvillimeve gjeopolitike dhe vendimeve politike që lidhen me furnizimin me gaz.

vladimir putin rusia

Lini një Përgjigje