TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Tetor 2023, 20:21

Putin paralajmëron apokalips bërthamor: Kush mendon të na sulmojë, do shfaroset nga qindra raketa nukleare

Shkruar nga Pamfleti

Putin paralajmëron apokalips bërthamor: Kush mendon të na

Rusia mund të fillojë sërish testimin e armëve bërthamore, që do të ishte hera e parë që nga viti 1990 kur Bashkimi Sovjetik kreu testin e fundit të tillë. Edhe pse Moska nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë, deklaratat e zyrtarëve rusë, përfshirë vetë presidentin Vladimir Putin, çojnë në këtë përfundim.

Cari rus tha të enjten në seancën plenare të Klubit Ndërkombëtar të Debatit "Valdai" se "për momentin ai nuk është i gatshëm të thotë nëse Rusia duhet të testojë armë bërthamore". Megjithatë, gjatë të njëjtit fjalim, Putin e bëri të qartë se Rusia do të ishte e gatshme të përdorte këtë armë shkatërruese.

Sipas tij, në doktrinën ushtarake ruse ka dy arsye pse Rusia mund të përdorë armë bërthamore: - një sulm ndaj Rusisë dhe një kërcënim për mbijetesën e shtetit. Ai pretendon se asnjëri nga dy skenarët nuk është aktualisht dhe se "askush në mendjen e tij të mirë nuk do të mendonte të përdorte armë bërthamore kundër Rusisë, pasi ata do përgjigjeshin me "qindra raketa"”.

"Që nga momenti kur do zbulohet një lëshim rakete, nga kudo që ka ndodhur - nga kudo në oqeanet e botës ose nga çdo territor - si përgjigje qindra raketa tona do të shfaqen në ajër, sa që asnjë armik nuk do të ketë mundësi të mbijetojë”, theksoi Putin

Në të njëjtën kohë, Putin njoftoi gjithashtu se ushtria ruse së shpejti do të jetë pasuruar me dy raketa të fuqishme me energji bërthamore - "Sarmat" dhe " Burevesnik ". Siç tha ai, Rusia kreu testin e fundit të suksesshëm të raketës ndërkontinentale të lundrimit "Burevesnik" me shtytje bërthamore.

Për momentin, pak informacion dihet për Burevestnik, një raketë e koduar nga NATO-ja si “Skyfall”. Besohet se "Bulvestnik" mund të mbajë një kokë bërthamore. Besohet gjithashtu se është në gjendje të qëndrojë në ajër shumë më gjatë se raketat e tjera dhe të udhëtojë në një distancë shumë më të madhe falë shtytjes së saj bërthamore. Megjithatë, disa ekspertë perëndimorë janë skeptikë për këtë raketë, duke vënë në dukje se motori bërthamor mund të jetë shumë jo i besueshëm.

Putin paralajmëron apokalips bërthamor: Kush mendon të na

Hapi tjetër është prodhimi masiv dhe futja e këtyre dy raketave në armatim të rregullt.

Në fakt e mbyllëm punën për ‘Sarmat’, në raketën super të rëndë. Pyetja mbetet që ne duhet të përfundojmë disa procedura thjesht administrative dhe burokratike”, tha Putin.

Një ditë më vonë, një tjetër njoftim erdhi nga Moska që tregonte se Rusia po krijonte vend për teste të reja bërthamore. Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Vyacheslav Volodin, tha se Këshilli i Dumës Shtetërore të Rusisë do të shqyrtojë tërheqjen nga Traktati i Ndalimit Gjithëpërfshirës të Testeve Bërthamore në seancën e ardhshme.

Kjo korrespondon me interesat kombëtare të vendit tonë dhe do të jetë një përgjigje reciproke nga SHBA, e cila ende nuk e ka ratifikuar marrëveshjen”, tha Volodin.

Kjo marrëveshje u nënshkrua në vitin 1996, por jo të gjitha vendet e ratifikuan atë. Rusia e bëri atë në vitin 2000, por Kina dhe SHBA nuk e kanë bërë deri më sot. Megjithatë, shtetet që posedojnë armë bërthamore janë zotuar vullnetarisht të mos kryejnë teste të tilla.

Superfuqia bërthamore ruse

Rusia është një superfuqi globale kur bëhet fjalë për armët bërthamore. Arsenali bërthamor që zotëron është trashëguar nga Bashkimi Sovjetik dhe sipas të dhënave për vitin 2023, sot ka stokun më të madh në botë të kokave bërthamore. Putin kontrollon rreth 5,889 koka të tilla, krahasuar me 5,244 të kontrolluara nga presidenti amerikan Joe Biden, sipas të dhënave nga Federata e Shkencëtarëve Amerikanë.

Rreth 1,400 koka luftarake ruse janë stok, por ndoshta ende të paprekura, 2,815 janë në rezervë, dhe rreth 1,674 janë të vendosura koka luftarake strategjike. Shtetet e Bashkuara kanë afërsisht 1670 koka bërthamore strategjike të vendosura. Kina ka gjithsej 410 koka luftarake, Franca 290 dhe Britania 225. /Pamfleti

putin rusia armet berthamore

Lini një Përgjigje