
Rusia duket se po kthehet dalëngadalë në një shtet diktatorial. Në përvjetorin e luftës në Ukrainë, autoritetet ruse kanë qëndruar kryesisht të heshtura. Por pati dhe nga ata që përkujtuan luftën dhe tani po vuajnë pasojat.
Në Moskë, të paktën tre persona u arrestuan pasi vendosën lule në një monument të poetes së shquar ukrainase, Lesya Ukrainka, tha grupi i të drejtave të njeriut OVD-Info.
“Njëra prej tyre ishte duke vendosur lule te monumenti, por në të njëjtin moment ajo u arrestua nga forcat e sigurisë dhe u hoq buqeta”, thuhet në njoftim.

15 persona të tjerë u arrestuan teksa po vendosnin lule në një monument të shkrimtarit ukrainas, Taras Shevchenko në Shën Petersburg, shtoi ai.
Grupi njoftoi se më shumë se 4,300 protestues janë arrestuar gjatë vitit të kaluar në mbarë Rusinë, raporton "SkyNews".
Moska ka futur ligje të ashpra për të kontrolluar informacionin rreth luftës, të cilën ajo e quan një “operacion special ushtarak”.
Ata që diskreditojnë ushtrinë ose kritikojnë luftën përballen me gjoba ose dënime me burg.

Lini një Përgjigje