
Ashpërsohet konflikti mes SHBA dhe Kinës sa i takon luftës në Ukrainë. Uashingtoni ka dhënë sinjale se Pekini do furnizojë me avionë dhe armë Rusinë. Por ka ardhur dhe paralajmërimi nga Joe Biden.
Ai paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping për rreziqet që do të kishte Kina nëse vendos të jetë aleate me Rusinë.
“Kam pasur një bisedë të gjatë me të në verë. I thashë se nuk kishte një kërcënim, por një fakt i thjeshtë, 600 kompanitë që u larguan nga Rusia... Duhet të jetë i kujdesshëm, e ardhmja e Kinës, varet nga investimet perëndimore”, u tha Biden gazetarëve të Shtëpisë së Bardhë.
Më tej ai tha se Shtetet e Bashkuara do të "përgjigjen" nëse Kina furnizon Rusinë me armë vdekjeprurëse në luftën kundër Ukrainës.
“Nuk e kemi parë ende, por nuk parashikoj një lëvizje të madhe nga Kina në furnizimin me armë Rusisë”, tha ai.
Kina ka mohuar zërat se do furnizojë Rusinë me armë, por SHBA këmbëngul se ka prova për një pakt mes tyre.
Lini një Përgjigje