TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota12 Tetor 2025, 18:21

Putin “lë në baltë” Serbinë, tensione pas negociatave për furnizimin me gaz

Shkruar nga Pamfleti

Putin “lë në baltë” Serbinë, tensione pas

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se është i zhgënjyer me presidentin e Rusisë Vuçiç, pasi ofroi një marrëveshje gazi deri në fund të vitit, edhe pse Serbia kërkoi një kontratë tre-vjeçare.

Vuçiç rrëzoi sugjerimet për shtetëzim të NIS, të kontrolluar nga Gazprom Neft i Rusisë, për të anashkaluar sanksionet e SHBA-së.

Vuçiç kërkoi të përfundonte një kontratë trevjeçare me Gazprom pas dy takimeve këtë vit me presidentin rus Vladimir Putin. Ai tha se vonesa ishte për shkak të sanksioneve të SHBA-së kundër rafinerisë Naftna Industrija Srbije (NIS), të cilat hynë në fuqi këtë muaj.

Sipas tij, Serbia ka rezerva të mjaftueshme për tre muajt e ardhshëm dhe rrëzoi sugjerimet se Beogradi mund të shtetëzojë NIS, i cili kontrollohet nga kompania ruse Gazprom Neft, për të anashkaluar sanksionet.

Amerikanët më thanë: “Z. President, nënshkruajeni këtë, nuk do të ketë sanksione, vetëm na tregoni se ju duhet kohë për të shtetëzuar industrinë tuaj të naftës”. Unë u thashë atyre se: “Kjo është e papranueshme për mua. Vendi ynë nuk është komunist apo fashist dhe nuk na pëlqen të sekuestrojmë kapitalin dhe pronën e të tjerëve”.

Gjithashtu shtohet se çdo mungesë gazi këtë dimër mund të rrisë presionin mbi Vuçiçin, i cili po përballet prej kohësh me trazira të brendshme.

Serbia planifikonte të nënshkruante një marrëveshje trevjeçare me Rusinë për importin e 2.5 miliardë metrave kub gaz natyror në vit. Vendi tashmë merr gaz nga Azerbajxhani dhe Rusia e gjithashtu ka rezerva të konsiderueshme në objektin e saj të magazinimit të gazit.

SHBA-të vonuan për një javë vendosjen e sanksioneve kundër kompanisë serbe të naftës NIS, e cila është në pronësi të Rusisë dhe operon rafinerinë e vetme të naftës në Serbi.

Lini një Përgjigje