
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin Emmanuel Macron të Francës për të diskutuar nevojat Ukrainës në fushën e mbrojtjes ajrore, pas sulmeve të vazhdueshme ruse.
Zelensky theksoi nevojën urgjente për sisteme të avancuara mbrojtëse ajrore dhe raketa pas sulmeve të vazhdueshme të forcave ruse.
Në një postim në rrjete sociale, Zelensky falënderoi Francën për mbështetjen duke e cilësuar si një mbrojtje të jashtëzakonshme për sigurinë dhe jetën e qytetarëve ukrainas.
Ai tha se informoi Presidentin Macron për prioritetet e Ukrainës, duke theksuar nevojën për përmirësimin e kapaciteteve mbrojtëse ajrore të vendit.
“Falënderoj Francën, e cila bën kaq shumë për të mbrojtur jetën tonë. E informova Presidentin Macron për prioritetet tona, dhe para së gjithash për mbrojtjen ajrore – sistemet dhe raketat e nevojshme”, tha Zelensky.
Presidenti ukrainas theksoi gjithashtu se Rusia po përpiqet të përfitojë nga situata ndërkombëtare, duke thënë se vëmendja e shumë shteteve është e fokusuar në çështje të tjera, përfshirë zhvillimet në Lindjen e Mesme dhe krizën e brendshme në disa shtete.
Ai u shpreh gjithashtu se sulmet ruse po bëhen më të fshehta dhe kërkoi mbështetje për të kundërshtuar këto veprime, duke theksuar rëndësinë e zgjerimit të programit PURL, një nismë që synon përforcimin e aftësive mbrojtëse të Ukrainës.
Gjatë bisedës telefonike, Zelensky dhe Macron gjithashtu diskutuan mënyrat për të koordinuar veprimet diplomatike dhe mbështetje nga partnerë të tjerë. Ata folën për ngjarjet diplomatike të planifikuara për javët e ardhshme dhe përpjekjet për të rritur presionin ndaj Rusisë në arenën ndërkombëtare.
“Ne po punojmë për të rritur presionin ndaj Rusisë”, deklaroi Zelensky, duke theksuar angazhimin e tij për të vazhduar përpjekjet për forcimin e mbrojtjes dhe mbështetjes ndërkombëtare për Ukrainën.
Lini një Përgjigje