TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota21 Shtator 2025, 15:57

"Putin i hapur për paqe me Ukrainën”, Rusia akuza Europës: Po nxisni përshkallëzimin e konfliktit!

Shkruar nga Pamfleti

"Putin i hapur për paqe me Ukrainën”, Rusia akuza

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Putin është i interesuar për të zgjidhur luftën në Ukrainë përmës negociatave. Ai shtoi se pret bashkëpunim të drejtpërdrejtë nga Shtetet e Bashkuara.

“Putin, ashtu si Trump, mbetet i interesuar dhe i hapur për ta çuar çështjen ukrainase drejt një përfundimi paqësor. Ne mbështetemi te Shtetet e Bashkuara dhe Presidenti Trump personalisht që të angazhohen dhe të kontribuojnë në këtë proces”, theksoi Peskov.

Megjithatë, ai akuzoi Europën për përpjekje që synojnë të zgjasin konfliktin. Peskov shtoi se Europa po nxit përshkallëzimin e luftës dhe sipas tij, po inkurajon Zelenskyn të sulmojë.

“Për fat të keq, nga njëra anë kemi regjimin e Kievit dhe nga ana tjetër, vendet evropiane që po bëjnë gjithçka që munden për të nxitur përshkallëzimin. Ata po bëjnë gjithçka që munden për të zgjatur luftën dhe për të inkurajuar Zelenskyn ta vazhdojë atë”, u shpreh Peskov.

Lini një Përgjigje