TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2024, 13:34

“Putin është satanist”, shpërthen e veja e opozitarit Navalny: Thyen ligjet e njeriut dhe të Zotit

Shkruar nga Pamfleti

“Putin është satanist”, shpërthen e veja e opozitarit

Bashkëshortja e të ndjerit Aleksey Navalny, edhe një herë denoncon autoritetet ruse.

Yulia Borisovana Navalnaya, thotë se qeveria ka zbatuar shantazhe të shumta në përpjekje për të organizuar një funeral të fshehtë.

“Vdekja e tij nuk i mjaftoi Putinit”, akuzon ajo, ndërsa autoritetet po “ngacmojnë” dhe “shantazhojnë” nënën e tij, duke kërcënuar se do ta varrosin trupin e tij në burgun ku vdiq.

"Putini është i vetmi përgjegjës për situatën aktuale, ai që jep urdhra, i njëjti që pëlqen të tregojë se është një i krishterë i devotshëm", tha Navalnaya në një video deklaratë.

“Ti e ke torturuar në jetë dhe tani vazhdon ta torturosh pas vdekjes”, e akuzoi Yulia Navalnaya, e cila kërkon që t’i dorëzohet trupi i të shoqit.

Yulia Navalnaya, e veja e liderit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, kërkoi të shtunën që autoritetet ruse ta lironin trupin e tij për varrim dhe akuzoi Vladimir Putinin "demonik" për torturimin e kufomës së tij.

putin navalny

Lini një Përgjigje