TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shkurt 2024, 12:47

Dy vite luftë, Meloni në Kiev: Kini kujdes të mos përfundoni viktima të propagandës ruse

Shkruar nga Pamfleti

Dy vite luftë, Meloni në Kiev: Kini kujdes të mos përfundoni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, por dhe udhëheqës të tjerë perëndimorë, kanë udhëtuar drejt Kievit për të treguar solidaritet në përvjetorin e dytë të pushtimit rus.

"Në fillim menduam se ishte një operacion Blitzkrieg dhe nuk ishte. Më pas menduam se Rusia do të pushtonte gjysmën e territorit ukrainas dhe kjo nuk ndodhi. Më pas Ukraina çliroi një pjesë të territoreve të saj. Kini kujdes, të mos bëhemi viktima të propagandës ruse që ne e njohim mirë”, ka thënë Meloni.

Ajo ka marrë pjesë në ceremoninë për nder të mbrojtësve të aeroportit, në prani të Presidentit të Ukrainës Zelensky, Presidentit të Komisionit të BE-së, Von der Leyen dhe kryeministrave të Belgjikës dhe Kanadasë, Alexander De Croo dhe Justin Trudeau.

Në përvjetorin e dytë të pushtimit të plotë të Rusisë, Britania e Madhe njofton se do të japë 287 milionë euro për të rritur rezervat e municionit të artilerisë së Ukrainës deri në vitin e ardhshëm. Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes në Londër.

 

 

rusi ukraine

Lini një Përgjigje