TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2023, 21:16

Putin akuzon Ukrainën për sulme brenda territorit rus, SHBA mohon përfshirjen: Nuk kemi lidhje me operacionet e Kievit

Shkruar nga Pamfleti

Putin akuzon Ukrainën për sulme brenda territorit rus, SHBA mohon

Presidenti rus, Vladimir Putin është shprehur se një grup sabotues ukrainas hyri në një rajon kufitar rus të enjten dhe hapi zjarr ndaj civilëve në një "akt terrorist".

Guvernatori i rajonit Bryansk tha se "diversantë nga Ukraina" kishin qëlluar mbi një makinë civile në Lyubechane, një fshat kufitar, duke vrarë dy burra dhe duke plagosur një djalë 10-vjeçar. Ndërkohë Kievi ka mohuar akuzat dhe incidenti i supozuar nuk është verifikuar.

Rusia ka raportuar më parë për disa sulme me raketa dhe dronë të Ukrainës në zonat kufitare ruse, duke përfshirë rajonin Bryansk. Por nuk ka pasur raporte të konfirmuara për infiltrimin e forcave tokësore të Ukrainës në Rusi.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se forcat e FSB-së dhe trupat e rregullta të enjten u përleshën me "nacionalistët ukrainas" që kishin kaluar në Rusi dhe kishin marrë pengje. FSB tha se "nacionalistët" më pas u goditën me një sulm masiv të artilerisë ruse dhe u shtynë përsëri në Ukrainë. Ata lanë një depo të madhe eksplozivi në fshat, pretendoi FSB.

Ndërkohë që një zëdhënës i Pentagonit ka hedhur poshtë pretendimet se inteligjenca e SHBA-së po i siguron Ukrainës informacione me objektivat brenda Rusisë.

Duke folur për gazetarët, gjeneral brigade Pat Ryder i quajti akuzat ruse "të pakuptimta", duke shtuar se SHBA nuk është në luftë me Rusinë.

"Unë nuk kam asnjë informacion në lidhje me nëse ukrainasit kanë kryer apo jo këto lloj operacionesh, unë do t'ju referoja atyre. Mund të them përfundimisht se nocioni i SHBA-së që u ofron inteligjencë apo informacion ukrainasve për të synuar vendndodhje brenda Rusisë është absurditet. Ne nuk jemi në luftë me Rusinë, as nuk kërkojmë luftë me Rusinë", tha ai.

 

putin shba sulme

Lini një Përgjigje