
Sipas ish-komandantit të ushtrisë britanike, sir Mike Jackson, mbretëresha Elizabeth e cilëson si ‘të pranueshëm’ rrezikun për djalin më të vogël të Charles dhe Diana.
Për mbretëreshën Elizabeth, princi Harry ishte shpenzues, aq sa mund të sakrifikohej, ndryshe nga William, në luftën në Afganistan.
Ky është rrëfimi i ish-komandantit të ushtrisë britanke, Sir Mike Jackson. Gjenerali ka rrëfyer në një dokumentar, i cili pritet të dalë në transmetim në fund të muajit, në rrjetin ITV, se ka diskutuar me sovranen për impenjimin e mundshëm ushtarak të të dy princërve, nipërit e Elizabeth.
‘Por u vendos që për Williamin, i cili ishte trashëgimtar i fronit, rreziku ishte shumë i madh- rrëfeu zyrtari i lartë.- Për vëllain e tij më të vogël, rreziku ishte i pranueshëm’.
Për këtë, Harry shërbeu në front dy herë: në 2007-2008 dhe më pas në 2012-2013: raste në të cilat u shqua për vlerat e tij dhe të cilat i ka përmendur në librin e tij me kujtime, duke treguar se ka vrarë personalisht shumë talebanë, të cilët i konsideronte ‘gurë shahu që duhen eleminuar’ (fraza që kanë ngjalluar jo pak polemika).
Ndërsa William, i cili pas diplomimit kishte kryer stërvitje në akademinë prestigjoze ushtarake të Sandhurst, u mbajt gjithnjë rezervë, edhe pse u emërua oficer në kalorësinë e Blues dhe Royals, një nga regjimentet më ekskluzive: pavarësisht se do donte të shkonte në front, iu ndalua me arsyen e rolit të tij si trashëgimtar i fronit.
Trajtimi i pabarabartë i zbuluar, thënë nga mbretëresha, mund të ringjallë vetëm urrejtjen e Harryt, i cili gjithmonë është ankuar se është thjesht një pjesë rezervë: një rezervë, siç thotë titulli i librit të tij, ndryshe nga Uilliami, i cili ka qenë gjithmonë i mbrojtur nga sistemi.
Nuk mund të thuhet se Elizabeth nuk ishte në dijeni të të gjitha rreziqeve që mbart një mision ushtarak në Afganistan.
‘Kishte autorizim për gjithçka- shpjegon ish-gjenerali.- kishte akses në një sasi të jashtëzakonshme informacionesh më shumë se kushdo tjetër. Ishte shumë, shumë diskrete dhe në dijeni të gjithçkaje ndodhte. Dikur pata menduar: uau, madhëria e saj di më shumë se ne!’
Ndaj, edhe vendimi për të dërguar Harry-n në front nuk ishte marrë kot: në fund të fundit, ai mund të sakrifikohej! /Përshtati Pamfleti
Lini një Përgjigje