TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Prill 2023, 13:09

Silvio Berlusconi në terapi intensive, mjeku: Gjendja është kritike, ai nuk mund të ecë

Shkruar nga Pamfleti

Silvio Berlusconi në terapi intensive, mjeku: Gjendja është

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndodhet në spitalin San Raffaele të Milanos, ku u shtrua një javë më parë.

Ish-kryeministri, sipas informacioneve, e ka kaluar natën i qetë dhe ka mundur pas disa ditësh të qëndrojë për pak kohë në shtratin e tij.

“Ka një optimizëm të moderuar, por pacienti ende nuk është në gjendje të ngrihet në këmbë ose të ecë. Për herë të parë ai ishte në gjendje të qëndronte ulur”, tha mjeku personal i Cavaliere, profesor Alberto Zangrillo.

Sot nuk priten njoftime mjekësore, “gjendja e Berlusconit, i cili ndodhet në reanimacion, vijon të konsiderohet kritike”.

Lideri i Forza Itaia vuan prej disa kohësh nga leuçemia kronike dhe është shtruar në terapi intensive në spitalin San Raffaele në Milano për të trajtuar një infeksion të mushkërive si rezultat i një dobësimi të fortë të përgjithshëm të shkaktuar nga leuçemia.  Por ai është vigjilent dhe duket se i përgjigjet mirë terapisë.

Në maj 1997, 86-vjeçarit ju hoq një tumor malinj në prostatë: ajo ndërhyrje, falë privatësisë absolute të garantuar nga spitali San Raffaele, mbeti shumë e fshehtë për shumë kohë.

Më 13 dhjetor 2009, themeluesi i Mediaset u nis për në spital, pasi u godit nga një statujë e hedhur nga Massimo Tartaglia gjatë një ngjarjeje publike: imazhet e Berlusconit të plagosur, me fytyrën e tij të gjakosur, bënë xhiron e botës.

Në vitin 2014, pati një mbulim të madh mediatik edhe shtrimi i Berlusconit në spital për dy operacione për trajtimin e uveitit, një inflamacion i syve.

Në shtator 2020, Berlusconi doli pozitiv për virusin Sars-CoV-2 dhe zhvilloi simptoma të Covid-19, duke përfshirë pneumoninë dypalëshe.

Në qershor 2016, ai ishte operuar sërish në San Raffaele, një operacion në zemër për të zëvendësuar valvulën e aortës.

Duke njoftuar nevojën për një operacion, më 9 qershor 2016, mjeku personal i Berlusconit, Alberto Zangrillo, shpjegoi se ish-kryeministri kishte me atë rast "rrezik të vdiste: ai mbërriti në spital në kushte shumë të rënda. Në vitin 2019 ai iu nënshtrua një operacioni urgjent, për dy orë, për shkak të obstruksionit të zorrëve.

 

itali silvio berlusconi

Lini një Përgjigje