
Autoritetet ruse kanë deklaruar se Navlny ka vdekur nga shkaqe natyrore.
Ekipi i kritikut të ashpër të presidentit rus Vladimir Putin, pretendon se ka parë certifikatën e tij të vdekjes.
Sipas tyre, shkaku i vdekjes është renditur si “shkaqe natyrore”.
“Raporti mjekësor mbi vdekjen i treguar nënës së Alexei Navalny thoshte se shkaqet e vdekjes ishin të natyrshme”, tha Kira Yarmysh.
E veja e tij kishte pohuar më herët se ai ishte helmuar me novichok – një agjent nervor. Kremlini mohon me forcë çdo përfshirje në vdekjen e kritikut të Putinit, pavarësisht akuzave të përhapura nga opozita e brendshme dhe udhëheqësit ndërkombëtarë.
Lini një Përgjigje