
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov është shprehur kundër hetimit për vdekjen e liderit të opozitës, Alexei Navalny. Në një konferencë për shtyp në margjinat e G20, ministri rus u shpreh se asnjë vend nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Rusisë.
“Për Navalny, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë në punët tona të brendshme. Ne hedhim poshtë një hetim ndërkombëtar për vdekjen e tij. Ne do ta mendojmë vetë. Kjo është arrogancë. Këto janë forma të neokolonializmit”, u shpreh ministri i Jashtëm rus.
Lavrov u shpreh se askush nuk e di se çfarë ka ndodhur me Navalnyn. Ai shton se të gjithë thanë se është helmuar dhe hodhën akuza ndaj nesh.
Por nuk lejuan akses në analizat e tij të gjakut. Sipas tij, kjo është e pahijshme dhe e padrejtë.
Lini një Përgjigje