TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 20:06

Pse Luvri ishte një katastrofë e paralajmëruar!

Shkruar nga Stefano Montefiori

Pse Luvri ishte një katastrofë e paralajmëruar!

Por kjo ngjarje nuk ishte si surprizë, pasi siguria e pamjaftueshme e Luvrit ka qenë prej kohësh një çështje shqetësuese.

Grabitja spektakolare në Luvër ditën e djeshme ka ngjallur emocione në të gjithë botën. Muzeu më i vizituar në botë nga gati 9 milionë vizitorë në vit, është një nga simbolet e Francës.

Por kjo ngjarje nuk ishte si surprizë, pasi siguria e pamjaftueshme e Luvrit ka qenë prej kohësh një çështje shqetësuese.

Nëse dje dhe sot, muzeu mbeti i mbyllur gjithë ditën prej vjedhjes, më 16 qershor të vitit të kalua , një tjetër të hënë, Luvri mbylli dyert pas një greve spontane dhe të paparalajmëruar nga punonjësit e tij .

"Ajo që supozohej të ishte një takim informues mujor është shndërruar në një demonstrim të madh zemërimi", tha Sarah Sefian, në atë kohë zyrtare e pritjes dhe ndërmjetësimit kulturor.

Turma të papërballueshme, mungesa kronike e stafit dhe kushte pune "të paqëndrueshme".

Nëpunësit e recepsionit, stafi i pritjes dhe personeli i sigurisë denoncuan mbipopullimin brenda një ndërtese gjigante që mirëpret më shumë se dyfishin e numrit të pritur të vizitorëve, siç pranoi presidenti i saj, Laurence des Cars.

Ministrat, udhëheqësit e opozitës dhe Presidenti i Republikës e cilësuan ngjarjen si një "sulm në zemër të Francës”.

Megjithatë, mund të flasim për një katastrofë që ishte parashikuar të ndodhë, të paktën që nga 22 janari , kur Le Parisien zbuloi shënimin konfidencial të dërguar nga Presidenti Laurence des Cars te Ministrja e Kulturës, Rachida Dati.

Dokumenti ngrinte alarmin mbi gjendjen e objekteve, e cila "arriti një nivel shqetësues të vjetërimit". Ai gjithashtu raportoi "prishje" në hapësira ndonjëherë shumë të degraduara, ku shiu arrin të depërtojë. Si dhe ndryshime shqetësuese të temperaturës që rrezikojnë ruajtjen e veprave.

Rrezik për pallatin, por edhe për pikturat e tij, veçanërisht Mona Lizën, "kryevepra e Leonardo da Vinçit që i përket të gjithë botës. E ngritur në statusin ikonik, Mona Liza shpërfaq një magjepsje që nuk është zbehur gjatë dekadave.

Si rezultat i këtij entuziazmi popullor, publiku dyndet në Sallën e Shteteve pa u dhënë çelësat për të kuptuar veprën dhe artistin, duke vënë në pikëpyetje vetë misionin e muzeut në shërbim të publikut. Deklarata përfundoi me një apel: "Kjo situatë nuk mund ta tolerojë më status quo-në; sfidat strukturore kërkojnë një shtysë të re".

Britma e alarmit e Presidentit Laurence des Cars shkaktoi një trazirë të madhe dhe nxiti ndërhyrjen e Presidentit të Republikës, i cili më pak se një javë më vonë, më 28 janar, shkoi në Luvër për të shpallur, përpara Mona Lisës, një plan kolosal modernizimi, të quajtur "Rilindja e Re e Luvrit": një përpjekje prej afërsisht 800 milionë eurosh gjatë 10 viteve, e financuar kryesisht nga investime private. Macron njoftoi një konkurs ndërkombëtar arkitekturor për inaugurimin "deri në vitin 2031, jo më vonë".

Pavarësisht një projekti të madh dhe një rikonstruksioni gjithëpërfshirës të muzeut, problemet konkrete dhe të Luvrit kanë mbetur të pazgjidhura.

Dhe një raport tjetër, këtë herë nga Gjykata e Auditorëve, i përgatitur javët e fundit, i zbuluar disa orë më parë nga stacioni publik radiofonik France Info dhe i cili do të publikohet i plotë nëntorin e ardhshëm, denoncon mangësi "të konsiderueshme dhe të vazhdueshme" në sigurinë e muzeut.

Në zonën e Denon, ku ndodhet Galeria Apollo, e cila u shënjestrua nga hajdutët, si dhe Gioonda, një e treta e dhomave nuk kanë kamera mbikëqyrjeje.

Në zonën e Richelieu, tre të katërtat e dhomave nuk kanë pajisje mbikëqyrjeje me video. Në total, vetëm pak më shumë se një e treta e dhomave kanë të paktën një kamera, vëren Gjykata e Auditorëve.

Pavarësisht një buxheti operativ vjetor prej 323 milionë eurosh, "shumat e angazhuara për sigurinë janë modeste krahasuar me nevojat e vlerësuara", thekson raporti.

I përballur me kritika për sistemin e sigurisë së Luvrit, Presidenti Laurence des Cars siguroi se "projekti i Rilindjes së Luvrit të Ri, i nisur në janar, përfshin siguri të shtuar, e cila do të sigurojë mbrojtjen e asaj që përbën kujtesën dhe kulturën tonë".

Megjithatë, shumë po bëjnë thirrje për dorëheqjen e një presidentit, i cili as nuk i zgjidhi as nuk i adresoi këto probleme./ Përshtati “Pamfleti”, marrë nga “Corriere della Sera”

Lini një Përgjigje