TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota20 Tetor 2025, 19:30

Sulmet ndaj Izraelit, Trump kërcënon Hamasin: Nëse nuk zbaton marrëveshjen, do asgjësohesh!

Shkruar nga Pamfleti

Sulmet ndaj Izraelit, Trump kërcënon Hamasin: Nëse nuk zbaton

Presidenti i SHBA-së Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se do të shkatërrohet nëse nuk i përmbahet kushteve të marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.

Kjo deklaratë vjen pasi Izraeli dhe Hamasi akuzuan njëri-tjetrin për shkelje të kushteve të marrëveshjes në ditët e fundit.

Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u shpreh se: “Kemi një situatë të vogël, me Hamasin, e cila do të zgjidhet shumë shpejt, nëse ata nuk e rregullojnë vetë pasi po shkelin marrëveshjen”.

Trump deklaroi se SHBA do ta zhdukë Hamasin nëse grupi nuk sillet mirë. Kur një gazetar e pyeti se kush do ta bënte këtë, Trump u shpreh se trupat amerikane nuk do të përfshiheshin në terren dhe sugjeroi që kombe të tjera, përfshirë Izraelin, do të ndërmerrnin veprime ushtarake.

“Hamasi duhet të jenë i mirë dhe nëse nuk janë të mirë, do të zhduken. Do t’i japim marrëveshjes së armëpushimit pak shans dhe shpresojmë se do të ketë më pak dhunë”, u shpreh ai.

Presidenti thotë gjithashtu se sulmet bombarduese të SHBA-së ndaj objekteve bërthamore iraniane në fillim të këtij viti hapën rrugën për marrëveshjen e armëpushimit.

“E hapi plotësisht Lindjen e Mesme”, pohon ai.

Lini një Përgjigje