
Nëse presidenti Macron nuk reagon si duhet, rrezikon të përfundojë nën rrënojat e politikës franceze dhe evropiane...
Teksa hidhte hapin spektakolar në mandatin e tij të parë, Emmanuel Macron besonte se kishte Francën në xhep. Presidenti i ardhshëm francez dukej se mishëronte një dëshirë për rilindje, nën flamurin e projektit evropian. “Unë do të mbroj Francën, interesat e saj jetike. Po ashtu, unë do ta mbroj Evropën”, deklaronte ai në vitin 2017. Aty dukej se po niste fillimi i një kursi të ri për Parisin.
Megjithatë, gjërat dolën ndryshe. Presidenti i atëhershëm, tridhjetë e nëntë vjeçar nuk mund të parashikonte se sa dhe çfarë të këqijash do ta tronditnin vendin së shpejti. Së pari, furia e jelekëve të verdhë kundër kostos së lartë të jetesës, më pas pandemia Covid-19, e cila ka fryrë në tensione latente, shqetësim dhe pakënaqësi. Dhe përsëri reforma e pensioneve, e cila solli mbushjen e shesheve. Duke kulmuar me protestat për vrasjen e një të riu nga policia.
Por pengesa e vërtetë për Presidentin e palodhur “Dde la République” ishin zgjedhjet e qershorit të vitit të kaluar: një "humbje", siç i përshkroi Jean-Luc Mèlenchon, lideri i koalicionit të krahut të majtë Nupes. Një votë ndëshkuese si kurrë më parë, si dhe një përqindje shumë të larta abstenimi. Kështu, pak më shumë se një vit më parë, Macron fatkeqësisht duhej t'i dorëzohej ndarjes trepalëshe të dioramës politike të vendit, midis mbështetësve të tij, Nupes dhe Lepenistëve, duke vënë në rrezik axhendën e brendshme politike, e gjitha e fokusuar në koston e jetesës, çmimet e karburanteve, reformën e pensioneve dhe krizës shëndetësore.
Dështimet si lider evropian
I dobësuar nga goditjet politike në shtëpi, Macron ishte përpjekur të rindërtonte një qëndrim, nëse jo ndërkombëtar, të paktën evropian, tani jetim nga alter-egoja gjermane Angela Merkel, me të cilën kishte jetuar sezonin e lulëzimit të Evropës franko-gjermane. Por me trazirat e këtyre ditëve dhe Gjermania që sheh AFD-në të kapërcejë SPD-në, ato kohë duken si një sezon i lumtur i largët. Edhe përpjekjet e dëshpëruara për t'u bërë Folke Bernadotte në aferën shekullore të agresionit rus në Ukrainë dështuan: për muaj të gjatë dhe rraskapitës, Macron kishte mbetur i vetmi lider evropian që zhvilloi biseda telefonike me Vladimir Putinin, në një përpjekje për të zgjidhur problemin e paqes.
Çfarë e pret Macron?
Më 27 qershor, Franca dhe Macron u përballën me diçka të papritur. Franca u skuq nga flakët dhe jo për arsyet e zakonshme. Përballë zjarreve në rrugët e Parisit, projekti politik i Macron tregon një mjerim të madh. Rrugët e Belle Epoque të vandalizuara, institucionet të kërcënuara nga flakët, vitrinat e dyqaneve të grabitura, këto janë imazhet e Parisit. Imazhe që tregojnë një Francë komplekse për të cilën Macron nuk ka më zgjidhje: është kombi që është në marshim kundër tij dhe rendit. Mjaft për ta detyruar atë të lërë mënjanë çështjet e huaja dhe të mbrojë oborrin e shtëpisë së tij.
Në mes të mandatit të tij të dytë, ai e di se nuk mund të rizgjedhet më. Në moshën vetëm pesëdhjetë vjeçare, ai rrezikon të përfundojë nën rrënojat e politikës franceze dhe evropiane. /Përshtati “Pamfleti” nga “InsideOver”
Lini një Përgjigje