
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka akuzuar rrjetet sociale si nxitëse të dhunës gjatë protestave në Francë. Ai madje ka kërcënuar se do të mbyllë rrjetet sociale, pas protestave që vijojnë prej disa kohës në Francë.
Presidenti Francez u shpreh se protestuesit po përdorin Snapchat, TikTok dhe Telegram, për të publikuar ngjarje të dhunshme dhe për të organizuar tubime të paligjshme.
”Menaxhimi i mediave sociale duhet të mendohet me qetësi, megjithëse po bëhet një problem real”, tha ai.
Lajmi nuk u prit mirë nga qytetarët por as nga deputetë të Francës. Shumë prej tyre e krahasuar Macron me diktatorin e Koresë së Veriut, duke thënë: “OK Kim Jong Un”.
Ndërkohë, në veri të Francës, kontrollet kufitare me Belgjikën u shtuan për të ndaluar importin e lëndëve piroteknike, raportojnë mediat franceze. Qëllimi është të parandalohen kryengritësit që të furnizohen me mjete piroteknike.
Lini një Përgjigje