TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 6 Korrik 2023, 12:48

Si do të ndahet pasuria e Silvio Berlusconit? Zbulohen detajet se çfarë përmbante testamenti i ish-kryeministrit italian

Shkruar nga Pamfleti

Si do të ndahet pasuria e Silvio Berlusconit? Zbulohen detajet se

Pas vdekjes së ish-kryeministrit Italian Silvio Berlusconit, u diskutua gjatë se kush do të përfitonte nga pasuria prej gati 4 miliardë Eurosh. Mediat italiane kanë zbardhur testamentin që la pas Berlusconi dhe dëshirat e tij të fundit. Marina dhe Pier Silvio, fëmijët nga martesa e parë e Berlusconit janë përfituesit më të mëdhenj të aksioneve në kompaninë “Fininvest”, ku së bashku arrijnë arrijnë 53% të aksioneve.

Ndërsa pjesa tjetër, ndahet në mënyrë të barabartë për fëmijët e tjerë nga martesa e dytë Barbara, Eleonora dhe Luigi. Dy fëmijët nga martesa e parë zotërojnë gjithashtu 60% të pronave të tjera. Asnjë nga fëmijët nuk do të ketë kontrollin e vetëm të kompanisë që më parë mbahej nga vetë Berlusconi.

Marina dhe Pier Silvio kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në drejtimin e kompanive të Berlusconit menjëherë pasi babai i tyre hyri në politikë në fillim të viteve 1990. Vajza e madhe, e cila drejton “Fininvest”, ka menaxhuar edhe shtëpinë botuese “Mondadori”, ndërsa Pier Silvio ka qenë në krye të televizionit “Mediaset”. Barbara, Eleonora dhe Luigi, fëmijët që Berlusconi pati me gruan e tij të dytë, nuk kanë pasur ndonjë rol ekzekutiv dhe nje profil të lartë në menaxhimin e bizneseve të babait të tyre.

Një trashëgimi prej 100 milionë Eurosh i shkon bashkëshortes Marta Fascina dhe vëllait të tij, Paolo Berlusconi. Ish-kryeminsiri është treguar bujar edhe me këshilltarin e tij, Marcello Dell’Utri, të cilit i ka lënë trashëgimi 30 mln Euro.

Vendimi për ndarjen e aksioneve të kompanisë “Fininvest” ishte marrë që në vitin 2006 shkruajnë mediat italiane. Më 2 Tetor të këtij viti, Silvio Berlusconi shkroi testamentin e tij me dorë në një bllok shënimesh.

 

testamenti silvio berlusconi pasuria

Lini një Përgjigje