
Presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko ka konfirmuar se shefi i grupit “Wagner” Yevgeny Prigozhin nuk ndodhet në Bjellorusi.
Lukashenko tha se udhëheqësi i grupit Wagner ndodhet në Rusi dhe mund të jetë në Shën Petersburg ose Moskë, por definitivisht jo në territorin e Bjellorusisë.
Në një marrëveshje për t’i dhënë fund rebelimit, i cili u ndërmjetësua nga Lukashenko, Prigozhin kishte rënë dakord të zhvendosej në Bjellorusi.
Javët e fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me vendndodhjen e tij, pasi liderin mercenar që nuk u pa në publik që nga rebelimi.
Kujtojmë se disa ditë më parë, Lukashenko tha se i kishte kërkuar homologut rus Vladimir Putin të mos eliminonte kreun e Wagner, Yevgeny Prigozhin.
“I thashë Putinit: ne mund ta vrasim, nuk është problem. Ose në provën e parë ose në të dytën. Por unë i kërkova që të mos e bënte”, shpjegoi Lukashenko gjatë një takimi me zyrtarët e sigurisë.
Më herët presidenti bjellorus konfirmoi se lideri i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin mbërriti në Bjellorusi.
“Shoh që Prigozhin po lëviz me avionin e tij. Po, në fakt ai është në Bjellorusi sot,” tha ai.
Po ashtu, Lukashenko bëri të ditur se e paralajmëroi shefin e Wagner, Yevgeny Prigozhin se forcat e tij do të shkatërroheshin nëse ata vazhdonin marshimin e tyre drejt kryeqytetit rus.
Lini një Përgjigje