
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se Shërbimi Sekret duhet të përcaktojë se si arriti të futet kokaina në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë një pastrimi rutinë në Shtëpinë e Bardhë, Agjentët e Shërbimit Sekret të SHBA-së gjetën drogë në një qese të vogël plastike në tokë.
Zëdhënësja Karine Jean-Pierre tha se Shtëpia e Bardhë ka besim te Shërbimi Sekret.
“Presidenti mendon se është tepër e rëndësishme që kjo të hetohet plotësisht”, u shpreh ajo.
Biden nuk ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në atë moment pasi po udhëtonte me familjen e tij gjatë fundjavës.
Shërbimet e urgjencës u thirrën për të testuar substancën dhe për t’u siguruar që nuk ishte e rrezikshme. Testi fillestar tregoi një rezultat pozitiv për kokainë.
Hetuesit nuk kanë zbuluar ende se kush e solli drogën në Shtëpinë e Bardhë. Shërbimi Sekret, i cili është përgjegjës për sigurimin e Shtëpisë së Bardhë, po analizon të dhënat e vizitorëve dhe pamjet e kamerave të sigurisë.
Lini një Përgjigje