
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i cili po përballet me një valë protestash brenda vendit dhe një presion të madh nga ndërkombëtarët për tu distancuar nga Rusia, ka deklaruar se Serbia po përballet me kohë sfiduese.
Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” ai ju kërkojë serbëve që në këto kohë të vështira të jenë të bashkuar dhe siç tha ai “të mbrojnë interest e vendit”.
Vuçiç, duke përmbledhur javën e kaluar, shkroi se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.
“Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtor, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, tha Vuçiç.
Lini një Përgjigje