
Këshilltari kryesor i Erdoganit për politikën e jashtme, Akif Çağatay Kılıç ka dhënë detaje lidhur me takimin që pritet të zhvillohet nesër mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe homologut rus, Vladimir Putin.
Një interviste për kanalin televiziv turk, A Haber, ai tha se dy liderët do të fokusohen në marrëveshjen e grurit të Detit të Zi gjatë takimit të tyre të hënën, ndërsa Turqia kërkon të rikthejë Moskën në marrëveshje, ka sugjeruar.
“Ne luajmë një rol udhëheqës këtu. Ne shohim mbështetje të fortë nga e gjithë bota për realizimin e korridorit të grurit. Statusi aktual i marrëveshjes së grurit do të diskutohet në samitin të hënën. Jemi të kujdesshëm, por shpresojmë të arrijmë sukses sepse kjo është një situatë që prek të gjithë botën”, tha ai.
Rivendosja e marrëveshjes së grurit është jetike, pasi rusët nuk lejojnë kalimin në Detin e Zi të anijeve ukrainase të mbushura me drithëra. Ditën e sotme dronët rusë goditën infrastrukturën portuale të lumit Danub që është kritike për eksportet e grurit të Ukrainës , duke plagosur të paktën dy persona në sulmin në pjesët jugore të rajonit të Odesa.
Danubi është bërë rruga kryesore e Ukrainës për eksportimin e grurit që nga korriku, kur Rusia u largua nga një marrëveshje e ndërmjetësuar nga OKB-ja dhe Turqia, e cila i kishte dhënë një kalim të sigurt eksporteve të Kievit të drithërave, farave vajore dhe vajrave bimore nëpërmjet Detit të Zi.
Presidenti Erdogan do të mundohet të rivendos sërish marrëveshjen e grurit në një përpjekje për të shmangur një krizë ushqimore në vendet e botës së 3-të.
Lini një Përgjigje