Ndërsa protestat kundër Ajatollah-ut në Iran vijopjnë, regjimi islamik ka nisur një një fushatë të sofistikuar dezinformimi dhe lajmesh të rreme për të shuar trazirat.
Të paktën tetë persona, njëri vetëm 15 vjeç, kanë vdekur deri më tani në betejat rrugore që filluan në Teheran të dielën kur bizneset, reaguan ashpër pas një tjetër rënie katastrofike të vlerës së monedhës iraniane, mbyllën dyert e tyre dhe dolën në rrugë. Protestat shpejt u shndërruan në thirrje për të hequr qafe diktatorin teokratik Ajatollah Ali Khamenei dhe mullahët e tij në pushtet.
Tensionet u përshkallëzuan më tej kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, paralajmëroi autoritetet iraniane se do t'u vinte në ndihmë protestuesve paqësorë nëse vrasjet nga Garda Revolucionare Iraniane (IRGC) do të vazhdonin. Duke postuar në mediat sociale, ai shkroi: "Jemi të armatosur dhe gati për të filluar".
Protestat kanë zbuluar se IRGC-ja, dikur e plotfuqishme është mposhtur në disa konfrontime ditët e fundit, duke çuar në fushatën e dezinformimit të sponsorizuar nga shteti. Aktorët shtetërorë janë infiltruar në protesta dhe kanë përdorur video të rreme në internet, në një përpjekje për të përçarë zërat e opozitës dhe për të dobësuar kryengritjen.
Kundërshtarët e regjimit thonë se agjentë të IRGC-së me rroba civile janë future mes protestuesve për të kënduar në favor të Reza Pahlavi-t (djali i Shahut të rrëzuar të Iranit, i rrëzuar në revolucionin e vitit 1979), në një përpjekje për ta riformuluar kryengritjen si një lëvizje monarkiste dhe jo si një refuzim të diktaturës së Ajatollahëve. Disa video nga protestat duket se e mbështesin këtë pretendim.
Një aktivist i Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, partisë opozitare, tha se taktika kishte për qëllim t’i largonte protestat nga objektivi i tyre i vërtetë: kërkesa për ndryshimin e regjimit nga populli iranian.
NCRI-ja drejtohet nga Maryam Rajavi, e cila është zotuar të krijojë një Iran demokratik, laik dhe jo-bërthamor.
Sipas aktivistit, videot e protestës ishin mbi-dubluar me kolona zanore të reja që bënin thirrje për rivendosjen e Shahut dhe ishin postuar gjerësisht në internet nga aktorët shtetërorë.
Ai tha se “agjentë të IRGC-së me rroba civile u dërguan në turma për të kënduar në favor të Reza Pahlavi-t, duke u përpjekur të rrëmbenin lëvizjen anti-regjim duke lënë të kuptohet se qëllimi i saj i vërtetë ishte rivendosja e monarkisë, duke krijuar kështu përçarje dhe duke zbehur kërkesën për përmbysjen e regjimit.
"Në çdo rast, protestuesit i hodhën poshtë këto provokime, duke iu përgjigjur me thirrje kundër Shahut dhe Udhëheqësit Suprem. Në një rast, individë të identifikuar si bashkëpunëtorë të IRGC-së u kapën në video duke u përfshirë në këtë dredhi".
Në një incident të shpërndarë gjerësisht, individë të identifikuar më vonë si të lidhur me IRGC-në u filmuan duke u përpjekur të drejtonin thirrjet drejt rivendosjes së monarkisë. Një aktivist kurd iranian shkroi në X se njësitë e IRGC-së në Marivan kishin udhëzuar operativët e tyre të brohorisnin slogane pro-Pahlavi nëse shpërthenin protesta, duke i paralajmëruar qytetarët të qëndronin vigjilentë. Taktika të ngjashme u raportuan javë më parë në Mashhad, ku agjentë të veshur civilë u infiltruan në funeralin e një avokati anti-regjim i cili vdiq në rrethana të dyshimta.
Pasi brohoritën slogane pro-monarkisë, ata iu bashkuan forcave të sigurisë në arrestimin e të pranishmëve. Protestuesit që u përballën me ta sekuestruan karta identifikimi që zbulonin se ishin anëtarë të forcës paramilitare Basij.
Ekspertët thonë se shumë postime në mediat sociale kanë zbuluar video të manipuluara, në të cilat pamjet origjinale të protestës ishin mbivendosur me audio të sajuar që sugjeronin mbështetje për djalin e Shahut, Reza Pahlavi.
Analizat e këtyre klipeve zbuluan akustikë të papërputhshme, gabime në sinkronizimin e buzëve dhe sjellje të turmës që nuk përputhej me audion e shtuar.
Poshtë dhe humbje e diktatorit Ajatollahu dhe fitore e opozitës Iranit dhe demokracia! SOLIDARIZOHEM ME PROTESTËN.
Momentet për popullin Iranian, janë pozitive për arritjen e aspiratave të tyre demokratike...! Maryam Raxhavi është udhëheqës i duhur dhe plotësisht e formuar politikisht për të cilat Iranin në nivele bashkëkohore ekonomike-politikr-shoqërore...!