TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2024, 11:27

Propozimi për armëpushim, gazetari: Izraeli i paqartë, Biden la Netanyahun me 'gisht në gojë'

Shkruar nga Pamfleti

Propozimi për armëpushim, gazetari: Izraeli i paqartë, Biden la

Korrespondenti i Lindjes së Mesme, Alistair Bunkall, i cili ndodhet në Jerusalem tha se presioni i Biden është për Hamasin dhe Izraelin që të pranojnë armëpushimin e ri dhe marrëveshjen e pengjeve.

"Unë mendoj se Izraeli ka gisht në këtë propozim për armëpushim pasi është përfolur si një marrëveshje izraelite, por nuk jam plotësisht i bindur nëse qeveria izraelite bie dakord pas kësaj. Me siguri do të ketë disa në të djathtën ekstreme që do ta kundërshtojnë propozimin për armëpushim pasi duan që lufta të vazhdojë", u shpreh gazetari.

Bunkall thotë se ka një "pikëpyetje" nëse kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu qëndron pas këtij propozimi.

“Kur fola me persona shumë të afërt me të, sapo Joe Biden filloi të fliste mbrëmë, ata u dukën shumë të habitur dhe të paqartë nga kjo”, thotë ai.

Deklarata e bërë nga Netanyahu mbrëmjen e djeshme nuk ishte një miratim i plotë i asaj që Biden tha.

“Ata nuk e refuzuan, por ishte reagim i paqartë", vijoi ai.

Gazetari u shpreh se ka "diçka interesante" që po ndodh midis liderëve izraelitë dhe amerikanë teksa shton se gjithashtu ka presion ndërkombëtar ndaj Hamasit dhe Izraelit.

Sipas gazetarit, mesazhi i Biden ishte i qartë se lufta duhet të përfundojë tani, pasi Amerika mendon se Izraeli e ka arritur objektivin e tij për ta çuar Hamasin deri në atë pikë sa të mos mund të kryejë një sulm tjetër si të 7 tetorit.

 

Lini një Përgjigje