TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Qershor 2024, 10:12

Kryeministri belg i vendosur: Ndalojmë Ukrainën të përdorë armët tona për të sulmuar Rusinë!

Shkruar nga Pamfleti

Kryeministri belg i vendosur: Ndalojmë Ukrainën të

Kryeministri belg Alexander De Croix është shprehur i vendosur se Belgjika nuk ka ndërmend të lejojë Ukrainën të përdorë armët e marra nga Brukseli për sulme në territorin e Rusisë.

Para takimit me presidentin amerikan, Joe Biden në Uashington, De Croix kujtoi se këtë javë ai nënshkroi një marrëveshje me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja parashikon dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë, ndërsa ai theksoi se marrëveshja e tregon shumë qartë se këta avionë mund të përdoren vetëm në tokën e Ukrainës.

“Është një marrëveshje që është lidhur dhe unë dua t’i përmbahem asaj”, tha kryeministri belg.

Lini një Përgjigje