TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota29 Gusht 2023, 22:17

Profesori rus trazon Moskën: Prigozhin është ende gjallë, në avion ishte sozia e tij

Shkruar nga Pamfleti

Profesori rus trazon Moskën: Prigozhin është ende gjallë,

Ish-udhëheqësi i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin, mund të mos ketë vdekur. Madje ai dyshohet se është ende gjallë dhe po komploton vdekjen e presidentit rus Vladimir Putin.

Pretendimi i çuditshëm vjen nga eksperti rus Valery Solovey, më pak se një javë pasi Rusia konfirmoi se ADN-ja e Prigozhin u gjet në vendin e përplasjes.

Prigozhin, i njohur më parë si "kuzhinieri i Putinit", ishte një nga 10 personat e vrarë kur avioni i tij Embraer Legacy 600 ra në tokë në një fluturim midis Shën Petersburgut dhe Moskës.

Vdekja e 62-vjeçarit është konfirmuar zyrtarisht pas testimit gjenetik. Por pavarësisht këtij konfirmimi, Dr Solovey pretendon se komandanti i luftës nuk ka vdekur në të vërtetë, dhe gjithashtu pohoi se Prigozhin po jeton diku në një vend të pazbuluar.

Ish-profesori në Institutin prestigjioz të Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Moskës tha: "Së pari, avioni në të cilin duhej të fluturonte Yevgeny Prigozhin u rrëzua nga një sistem rus i mbrojtjes ajrore - nuk pati asnjë shpërthim në bord. Vetë Prigozhin nuk ishte në bord. Në vend të tij po fluturonte sozia i tij. Vladimir Putin është plotësisht i vetëdijshëm për këtë. Nëse ju….besoni deklaratat zyrtare të autoriteteve ruse, atëherë çfarë mund të them…”?.

Ka shumë teori mbi vdekjen ose jo të Prigozhin, por e sigurt është se për momentini ka dalë nga qarkullimi dhe vetë Wagner ka pranuar vdekjen.

Lini një Përgjigje