
Sekretari amerikan, Anthony Blinken, njoftoi një paketë të re ndihme ushtarake prej 250 milionë dollarësh për Ukrainën.
Kjo paketë e re përfshin pajisje shtesë për pastrimin e minave, raketa kundërajrore, municion artilerie dhe më shumë se 3 milionë fishekë të armëve të vogla, thuhet në deklaratën e lëshuar nga kreu i diplomacisë amerikane.
“Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të qëndrojnë të bashkuar me Ukrainën, për aq kohë sa duhet”, tha Blinken.
Pajisjet do të financohen nga paratë e miratuara më parë nga Kongresi.
Më shumë se 43 miliardë dollarë ndihmë ushtarake amerikane i janë dhënë Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkurt 2022. Presidenti Joe Biden në fillim të këtij muaji i kërkoi Kongresit të miratojë një ndihmë shtesë prej 24 miliardë dollarësh.
Lini një Përgjigje