TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 13:16

Presidenti iranian: Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime lufte!

Shkruar nga Pamfleti

Presidenti iranian: Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, në një bisedë telefonike me kryeministrin norvegjez, Jonas Gahr Store, mbrëmjen e djeshme  tha se Izraeli dhe SHBA duhet të dënohen për krime lufte. 

"Regjimi sionist dhe mbështetësit e tij, SHBA, duhet të mbajnë përgjegjësi dhe të dënohen për krimet e luftës të kryera në Gaza", tha Raisi.

Ai gjithashtu shtoi se heshtja e SHBA-së dhe e disa vendeve të tjera dhe furnizimeve të tyre me armë në Izrael janë dëshmi e standardeve të dyfishta të Perëndimit dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e sionistëve.

“Heshtja e Shteteve të Bashkuara dhe e një numri vendesh evropiane dhe furnizimi i tyre me armë në Izrael janë dëshmi e standardeve të dyfishta të Perëndimit dhe bashkëpunimit të tyre në krimet e sionistëve”, tha Raisi.

 

izraeli dhe shba

Lini një Përgjigje