TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Nëntor 2023, 10:57

Gazetari në Gazë heq jelekun mbrojtës: Bombardimet nuk po kursejnë asnjë, thjesht presim radhën!

Shkruar nga Pamfleti

Gazetari në Gazë heq jelekun mbrojtës: Bombardimet nuk po

Bombardimet në Gazë dhe luftimet po bëhen të rrezikshme jo vetëm pë civilët palestinezë, por edhe gazetarët dhe punonjësit e ndihmave. 

“Nuk durojmë dot më, jemi të rraskapitur”, ishin fjalët e një gazetari palestinez në Gaza, i cili ndërpreu raportimin e tij dhe hodhi pajisjet mbrojtëse.

Më herët një nga kolegët e tij dhe 11 anëtarë të familjes së tij u vranë në shtëpinë e tyre në Gaza. Korrespodenti i Al Jazeera, heq përkrenaren dhe jelekun, ndërkohë prezantuesja në studio nuk mbante dot lotët.

“Nuk ka mbrojtje apo imunitet ndërkombëtar. Këto jelekë dhe helmeta nuk na mbrojnë. Është vetëm një fjalë (duke iu referuar shkrimit PRESS në veshjen e gazetarëve që mbulojnë zonat e luftës), që nuk bën absolutisht asgjë për të mbrojtur asnjë gazetar. Këtu jemi edhe ne viktima. Na vrasin njëri pas tjetrit me kosto zero. Thjesht po presim radhën.Kolegu ynë, Mohammad Abu Hattab, ishte këtu 30 minuta më parë dhe tani ai ka vdekur së bashku me gruan, vëllanë e tij. Dhe shumë anëtarë të tjerë të familjes së tij janë viktima brenda spitalit”, shtoi ai.

Ai gjithashtu theksoi se bombardimet izraelite janë bërë të padurueshme për banorët e Gazës. Askush nuk kujdeset për ne apo për shkatërrimet dhe krimet e përhapura në Gaza, shtoi ai duke shpërthyer në të qara. Sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ), gjithsej 36 gazetarë kanë humbur jetën në përleshjet në Gaza.

Lini një Përgjigje