
Forcat izraelite kanë intensifikuar bastisjet, dhunën dhe arrestimet në Bregun Perëndimor mbrëmjen e së shtunës. Deri më tani, ushtria izraelite ka arrestuar të paktën 46 palestinezë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar, sipas agjencisë palestineze të lajmeve Wafa.
Në Ramallah, ushtria izraelite bastisi shtëpitë në qytetet Birzeit dhe Bil’in dhe arrestoi të paktën 14 palestinezë. Të paktën 14 persona duke përfshirë 10 punëtorë të zhvendosur nga Gaza u arrestuan gjithashtu në Hebron.
Arrestime u bënë edhe në Jenin me të paktën nëntë persona të ndaluar. Ndërkohë në Nablus u arrestuan edhe katër palestinezë të tjerë, raporton NewsSky.
Forcat Mbrojtëse të Izraelit të njohura si IDF kanë njoftuar se forcat tokësore, ajrore dhe ato detare kanë sulmuar mbi 2500 objektiva të militantëve të Hamasit, që nga fillimi i konfliktit në Gaza.
Gjatë mbrëmjes së kaluar, thuhet në raportin e ushtrisë izraelitë se trupat e tyre me aeroplanë kanë sulmuar kompleksin ushtarak të Hamasit, për të cilin pretendojnë se përmbante “qendër komanduese dhe pika vrojtimi”.
Gjithashtu kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me “eliminimin e terroristëve”. Në anën tjetër akoma mbetet e paqartë se çfarë ka ndodhur mbrëmë, por nga ministria e Shëndetësisë në Gaza që udhëhiqet nga Hamasi, thuhet se mbi 30 persona janë vrarë në sulmet ajrore të izraelitëve në kampin e refugjatëve, raporton gazeta izraelite.
Ndërsa izraelitët kanë bërë të ditur se po hetojnë nëse trupat e tyre në atë kohë po operonin në atë zonë.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka njoftuar se mbi 9.400 persona janë vrarë nga 7 tetori, kur izraelitët filluan bombardimet në Rripin e Gazës në shenjë hakmarrje ndaj sulmit të Hamasit mbi qytetet izraelite, ku si pasojë humbën jetën 1.400 persona dhe 240 tjerë u morën peng.
Lini një Përgjigje