
OKB ka bërë një përditësim të shifrave të të mbijetuarve të luftës teksa deklaron se 1.5 milionë banorë të Gazës janë zhvendosur për shkak të sulmeve.
Raportohet se më shumë se 710,000 persona janë strehuar në objektet e drejtuara nga UNRWA, thekson agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë.
Ndërkohë, kushtet e mbipopulluara po shkaktojnë “rreziqe të rënda shëndetësore dhe mbrojtjeje” për ata njerëz që janë të zhvendosur, si dhe po shkaktojnë një taksë të rëndë për shëndetin e tyre mendor. Gjithashtu, OKB sqaron se dëmtimi i infrastrukturës së ujit dhe kanalizimeve po shton rreziqet e shëndetit publik.
Rreth 530,000 njerëz janë strehuar në 92 vende të UNRWA në qytetin e Gazës, me strehimore që tejkalojnë kapacitetin e tyre dhe nuk janë në gjendje të pranojnë të ardhurit e rinj. Shumë njerëz të zhvendosur po flenë në rrugë pranë objekteve të UNRWA.
Lini një Përgjigje