
Sulmet ndaj Hamasit duket se nuk mbështeten nga të gjithë izraelitët. Shumë prej tyre kërkojnë t’i jepet fund luftës dhe kanë dalë në protesta pra shtëpisë së kryeministrit Benjamin Netanyahu.
Turma me qindra persona kaloi përmes barrierave të policisë rreth rezidencës së Netanyahut në Jerusalem duke valëvitur flamujt izraelitë.
Në Tel Aviv, mijëra persona protestuan gjithashtu, duke valëvitur flamuj dhe duke mbajtur fotografi të disa prej robërve në Gaza.
Skenat erdhën pasi një sondazh për Televizionin izraelit Channel 13 zbuloi se 76% e izraelitëve mendonin se Netanyahu duhet të jepte dorëheqjen dhe 64% thanë se vendi duhet të mbajë zgjedhje menjëherë pas luftës.
Lini një Përgjigje