TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Tetor 2023, 10:15

Presidenti i Kroacisë vizitë dy ditore në Shqipëri, takim 'kokë më kokë' me Begajn

Shkruar nga Pamfleti
Presidenti i Kroacisë vizitë dy ditore në Shqipëri, takim
Bajram Begaj dhe Zoran Milanoviç

Presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në vendin tonë me ftesë të presidentit, Bajram Begaj.

Kreu i shtetit kroat shoqërohet nga Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç dhe një delegacion zyrtar. Presidenti Milanoviç do të pritet me ceremoni shtetërore në presidencë në orën 10:30 nga presidenti Begaj dhe pas takimit bilateral dy krerët e shteteve do të mbajnë një konferencë të përbashkët për mediat.

Ditën e nesërme presidenti kroat Milanoviç së bashku me Presidentin Begaj, do të vizitojnë qytetin e Beratit.

Axhenda e plotë:

10:30-10:45 – Ceremonia e mirëseardhjes së Presidentit të Kroacisë. Zoran Milanoviç i shoqëruar nga delegacioni zyrtar dhe Zonja e Parë e Kroacisë, Sanja Musiç Milanoviç.


10:50-11:10 -Takimi kokë më kokë mes presidentit të Republikës së Shqipërisë. Bajram Begaj dhe presidentit të Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

11:15-12:00 – Takimi dypalësh i delegacioneve të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë, i kryesuar nga presidentët Begaj-Milanoviç.

12:10- 12-40- Deklarata dhe konferenca për shtyp nga presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj dhe presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviç.

presidenti i kroacisë bajram begaj

Lini një Përgjigje