TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2025, 07:49

“Pres një bisedë me presidentin Trump”, Zelensky thirrje Putinit: Liro të gjithë të burgosurit e luftës!

Shkruar nga Pamfleti

“Pres një bisedë me presidentin Trump”, Zelensky thirrje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas bisedës së Trump dhe Putin nënvizoi disa pika në përgjigjen e tij ndaj komunikimit midis liderëve.

Udhëheqësi ukrainas tha se ai pret të ketë një “bisedë me Presidentin Trump” ku do të shohë “detajet” e bisedës së presidentit amerikan me Putin, por ai nuk dha asnjë afat kohor se kur do të ndodhte kjo.

Më tej, Zelensky i bëri i thirrje Presidentit Putin që të lirojë të gjithë të burgosurit e luftës ukrainas si një demonstrim i vullnetit të mirë.

Presidenti ukrainas tha gjithashtu se trupat ukrainase do të qëndrojnë në rajonin e Kurskut të Rusisë “për aq kohë sa na nevojitet”.

“Tani duhet të kuptojmë cilat janë detajet e këtij marrëveshjeje. Nuk i dimë ato. Pa Ukrainën, këto gjëra thjesht nuk mund të jenë realiste”, tha ai.

Duke folur për pjesën e mobilizimit, kërkesë e paraqitur nga Putini, Zelensky tha se udhëheqësi rus nuk flet në aspektin humanitar, por synon “që ta bëjë ushtrinë tonë më të vogël e më të dobët”.

Lini një Përgjigje