
Po sikur të ekzistojë vërtet komploti?
Nga Antonio Polito
Ka një komplot kundër Giorgia Melonit, kundër ministrave të saj, familjarëve të saj dhe, prej disa kohësh, kjo fjali qarkullon gjithnjë e më shpesh në debatet politike italiane.
Opozita shpesh akuzon kryeministren se ka fiksimin deri në paranojë ndaj komploteve, si në rastin e katër policëve që me sa duket u hoqën nga kati i parë i Palazzo Chigi-t, për të shmangur rrjedhjet e informacionit. Një rrethanë e mohuar më pas nga kryeministrja.
Ndërsa herë të tjera, janë miqtë e Giorgia Melonit që lajmërojnë për kompte mediatike kundër së motrës, Arianna. Por nuk u verifikuan kurrë, gjithsesi.
Edhe në rastin e Maria Rosaria Boçia, ish-këshilltarja e ministrit Sangiuliano, u vunë në lëvizje të gjitha mekanizmat për të zbuluar se kush ishte dora që e lëvizte.
Dhe skandali, ky vërtetë shumë i rëndë, i vjedhjes nga një punonjës finance i mijëra të dhënave personale të politikanëve dhe kardinalëve, figurave sportive dhe showbizzit, iu atribua shpejt një komploti kundër qendrës së djathtë.
Me pak fjalë, një stil paranojak duket se po zhvillohet në politikën italiane.
Kundërshtari, kritiku, duhet të jetë patjetër një armik i demokracisë.
Po sikur të ekzistojë vërtet komploti?
Nuk duket se u intereson shumë italianëve në fakt, nuk shërben as si ‘armë’ për të shpërqendruar turmat. Të gjitha këto ndodhi, nuk kanë ndryshuar ‘një presje’ sondazhet, as pozitivisht as negativisht.
Mesa duket, italianët nuk u besojnë komploteve. /Përshtati ‘Pamfleti’, marrë nga ‘Corriere’
Lini një Përgjigje