
Pas polemikave mbi faktin se ministri i Kulturës nuk ka përfunduar studimet e larta, ka cila është situata e kolegëve të tij. Dikush do ju surprizojë
Giuli, thuajse filozof

Ai që riktheu vëmendjen tek studimet e përfunduara ose jo të ministrave, është i ashtuquajturi ‘rasti Guli’, ministry i ri i Kulturës që zëvendësoi Gennaro Sangiuliano. Giuli, gazetar i afirmuar, ndërpreu studimet kur ishte fare pranë diplomimit.
Me të përfunduar provimet e Filozofisë në Universitetin La Sapienza, Giuli hoqi dorë, sepse nisi të punojë dhe më pas nuk mendoi të përfundonte diplomën. Kjo rrethanë e pengon të ulet në tavolinën e Këshillit të Ministrave, ku përqindja e të diplomuarve është e lartë.
Vetëm kryeministrja Meloni, zëvendësi i saj Matteo Salvini dhe Guido Crosetto nuk janë të diplomuar. Mes fakulteteve, prevalon Juridiku, i ndjekur nga Ekonomia dhe tregtia, Mjekësia, Sociologjia , Shkencat Politike, Letërsia dhe Shkencat e Komunikimit.
Kryeministrja dhe zëvendësi i saj

Dy të padiplomuarit e shkëlqyer të qeverisë janë kryeministrja Giorgia Meloni dhe zëvendësi i saj Matteo Salvini, i cili nisi të situdiojë Shkenca Politike, por pesë muaj para se të diplomohej, lë gjithçka nga pasioni për politikën. Ai do të regjistrohet si student i jashtëm për 12 vjet në Universitetin Shtetëror të Milanos përpara se të braktisë të gjitha ambiciet për marrjen e diplomës. Për sa i përket kryeministres, dy vite më parë ajo e ka shpjeguar kështu përfundimin e studimeve pas diplomimit në Institutin Amerigo Vespuçi në Romë: Më tallën se nuk jam diplomuar. Nuk mund të diplomohesha. Mendon se do të kisha marrë një diplomë? Unë e mbaja vetë veten time. Unë studioja, bëja tashmë politikë, shumë gjëra. Ka shumë fëmijë si unë”.
Tajani dhe Universiteti ‘La Sapienza’

Antonio Tajani, zëvendës kryeministri tjetër është diplomuar në ‘La Sapienza’ të Romës për Juridik, në vitin 1953.
Rasti Crosetto

Mes të pa diplomuarve spikat edhe ministri i Mbrojtjes, i cili deri në vitin 1991 ndoqi Fakultetin e Ekonomisë dhe Tregtisë në Torino, pa e përfunduar. Në legjislaturat e kaluara ai u shfaq në faqen e internetit të Dhomës së Ministrave si i diplomuar, por deklaroi se nuk e kishte plotësuar formularin. Edhe pse më vonë në një intervistë pranoi se kishte thënë “disa gënjeshtra të vogla e të pafajshme”. Tani në profilin e tij me saktësi nuk renditet asnjë diplomë universitare.
Diplomimi online i Lollobrigida-s

Është diplomuar për Juridik edhe ministri i Agrokulturës, Francesco Lollobrigida. Në vitin 1972, ka marrë titullin si i diplomuar në Universitetin Nicolò Cusano.
Santanché, e diplomuar në Torino

Është diplomuar në Torino për Shkenca Politike ministrja e Turizmit Daniela Santanché.
Bokoniani

Giancarlo Giorgetti, Ministër i Ekonomisë në qeverinë Meloni dhe një anëtar i gjatë i Parlamentit (i zgjedhur në Dhomë që nga viti 1996) dhe në qeveritë e fundit, ka një diplomë si ekspert biznesi dhe një diplomë në Ekonominë e Biznesit nga Boçoni.
Piantedosi, i diplomuar në Bologna

Ministri i Brendshëm Matteo Piantedosi ka një diplomë për Juridik në Universitetin e Bolonjës, që i ka lejuar të kandidojë për Prefekt.
Bernini, profesoreshë e të Drejtës Publike

Diplomuar për Juridik në Bolonja, ministrja aktuale e Universitetit dhe Kërkimit, Annamaria Bernini u bë më pas profesoreshë e asociuar e të Drejtës Publike, pranë të njëjtit fakultet, para se t’i dedikohej politikës me kohë të plotë. /Përshtati ‘Pamfleti’, marrë nga ‘Corriere’
Lini një Përgjigje