TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota28 Qershor 2023, 20:47

“Plani i Wagner u dekonspirua”, WSJ: Prigozhin donte të merrte peng ministrin e Mbrojtjes dhe gjeneralin e ushtrisë

Shkruar nga Pamfleti

“Plani i Wagner u dekonspirua”, WSJ: Prigozhin donte të merrte

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me kryengritjen e grupit Wagner. Sipas informacioneve Yevgeny Prigozhin kishte në plan të arrestonte dy shefa ushtarakë rusë në rebelimin e organizuar nga grupi i tij mercenar gjatë fundjavës, por planet e tij u përgjuan dhe kapja e tyre u shmang.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefi i Shtabit Gjeneral Valery Gerasimov ishin objektivat e komplotit, raporton Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë perëndimorë.

Prigozhin, dyshohet se kishte planifikuar të godiste ndërsa dyshja ishin në një vizitë në jug të Rusisë. Por shërbimi i brendshëm rus u tregua i zgjuar me skemën, duke bërë që Shoigu dhe Gerasimov të ndryshojnë planet e tyre, thonë zyrtarë të paidentifikuar për WSJ.

Me planin që i dështoi për shkak të dekonspirimit,  Prigozhin thuhet se u detyrua të lëvizte për të vënë në jetë planin më shpejt se sa ishte menduar.

New York Times raportoi gjithashtu se gjenerali i lartë rus Sergei Surovikin i dinte paraprakisht planet e Prigozhinit dhe se sot ndodhet në burg e po merret në pyetje.

wsj prigozhin

Lini një Përgjigje