
Presidenti i SHBA, Joe Biden pritet të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu më vonë sot për të diskutuar ofensivën e mundshme tokësore në Rafah.
Zyrtari amerikan i cili konfirmoi telefonatën, tha se nuk mund të flasë për sulm në Rafah, pasi sipas tij SHBA ja ka bërë të qartë Izraelit se një sulm i tillë nuk duhet të ndodhë.
"Ne nuk mund të flasim për operacionet e IDF. Ne ia kemi bërë të qarta pikëpamjet tona për një pushtim të madh tokësor të Rafah tek qeveria izraelite dhe presidenti do të flasë me kryeministrin sot. "Ne vazhdojmë të besojmë se një marrëveshje pengjesh është mënyra më e mirë për të ruajtur jetën e pengjeve dhe për të shmangur një pushtim të Rafahut, ku më shumë se një milion njerëz janë strehuar. Këto bisedime janë duke vazhduar tani", tha zyrtari.
Një zyrtar izraelit konfirmoi gjithashtu se të dy udhëheqësit do të flasin sot. SHBA thuhet se u informuan nga Izraeli përpara njoftimit të IDF për evakuimin e Rafahut lindor.
Administrata Biden ka thënë më parë se mund të ketë pasoja për Izraelin nëse ai ecën përpara me operacionin pa një plan të besueshëm për të mbrojtur civilët.
Lini një Përgjigje