
Scholz u largua nga takimi herët pasi përçarjet midis liderëve u bënë të dukshme për të ardhmen e një "ushtrie evropiane" për të ruajtur paqen.
Gjermania ka hedhur poshtë planin e paqes të Kryeministrit britanik Keir Starmer për të vendosur trupa në Ukrainë që do të mbështesnin çdo marrëveshje të propozuar paqeruajtëse.
Kryeministri kishte deklaruar se Mbretëria e Bashkuar duhet të zërë skenën qendrore në garancitë e sigurisë së pasluftës për Ukrainën - që do të përfshinte vënien e trupave britanike për të kontrolluar një armëpushim të mundshëm.
Në përgjigje, kancelari gjerman Olaf Scholz e kritikoi propozimin si "plotësisht të parakohshëm" dhe "shumë të papërshtatshëm", duke pranuar se ai ishte "pak i irrituar" pas takimit të djeshëm të liderëve evropianë në Paris dje.
Scholz u largua nga takimi herët pasi përçarjet midis liderëve u bënë të dukshme për të ardhmen e një "ushtrie evropiane" për të ruajtur paqen.
Ndërsa Britania, Franca dhe Suedia favorizuan idenë e mbështetjes së Ukrainës me një forcë paqeruajtëse, Gjermania, Polonia dhe Spanja ishin në dukje hezituese ndaj strategjisë.
"Është krejtësisht e parakohshme dhe koha krejtësisht e gabuar për të pasur këtë diskutim tani. Jam edhe pak i irrituar nga këto debate," u tha Scholz gazetarëve.
Ai shpjegoi se negociata të tilla për vendosjen e trupave po kryheshin "mbi kokat e ukrainasve për rezultatin e bisedimeve të paqes që as nuk kanë filluar".
Ai shtoi se "kjo është shumë e papërshtatshme, për ta thënë troç dhe sinqerisht - ne as nuk e dimë se cili do të jetë rezultati."
Në një konferencë shtypi në Paris pas samitit tre-orësh, Starmer deklaroi se Evropa "kishte më shumë për të bërë" për të mbrojtur veten dhe rinovoi premtimin e tij për të vendosur trupa britanike në Ukrainë.
Por Scholz theksoi se "diskutimi po mbahet mbi kokën e Ukrainës, mbi rezultatin e bisedimeve të paqes që nuk janë zhvilluar dhe të cilave Ukraina nuk i ka thënë po...”
"Kjo është shumë e papërshtatshme, për ta thënë troç, dhe sinqerisht: ne as nuk e dimë se cili do të jetë rezultati", shtoi ai.

Në Arabinë Saudite, bisedimet e para midis Rusisë dhe Amerikës janë zhvilluar tashmë për Ukrainën – të cilat janë përshkruar se kanë shkuar “mirë”, ka thënë këshilltari kryesor i politikës së jashtme të Rusisë.
Yuri Ushakov shtoi se takimi ishte "një bisedë serioze për të gjitha çështjet".
Ashtu si kancelari gjerman, kryeministrja italiane Giorgia Meloni ngriti pyetje rreth planit paqeruajtës, ka raportuar Daily Mail.
"Ishte e dobishme të diskutonim sot hipotezat e ndryshme në tryezë. Ajo që parashikon dislokimin e ushtarëve evropianë në Ukrainë më duket se është më komplekse dhe ndoshta më pak efektive, dhe për këtë shpreha edhe dyshimet e Italisë", kanë thënë burime në zyrën e saj.
Starmer ka pohuar se një marrëveshje e tillë paqeruajtëse do të kërkonte garancinë e një "backstop" të SHBA si "mënyra e vetme për të penguar në mënyrë efektive Rusinë".
Kryeministri britanik do të udhëtojë në Uashington javën e ardhshme për t'u takuar me Donald Trump - gjë që pritet ta bëjë Starmer udhëheqësin e parë evropian që takohet me Presidentin që nga fillimi i administratës së tij të dytë. /Përshtati Pamfleti nga GBNews/
Lini një Përgjigje