TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2026, 20:41

"Pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”/ Mesazhet me Epstein, Lajçak përfshin edhe Gjukanoviçin

Shkruar nga Pamfleti
"Pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”/ Mesazhet
Millo Gjukanoviç

Ish-presidenti dhe ish-kryeministri i Malit të Zi, Millo Gjukanoviç, përmendet në dosjet e ndërlidhura me të dënuarin për krime seksuale, Jeffrey Epstein, të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Gjukanoviç përmendet në mesazhet që Epstein thuhet se ka shkëmbyer me politikanin sllovak, Mirosllav Lajçak, ka raportuar media malazeze “Vijesti”.

Në njërin nga mesazhet, Lajçak shkruan se presidenti i Malit të Zi “po i gëzohet vizitës sonë”.

Epstein i përgjigjet Lajçakut: “Ndoshta ai duhet t’i ofrojë strehim Donaldit”.

Lajçak përgjigjet se “pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”.

Më pas, Epstein i shkruan Lajçakut se ish-avokati i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, Michael Cohen, dhe ish-këshilltari i Trumpit, Paul Manafort, “të dy janë fajtorë”, duke shtuar “fillimi i fundit”.

"Pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”/ Mesazhet

Gjatë bisedës, Epstein i dërgon Lajçakut edhe një link nga New York Times me një tekst për Malin e Zi dhe një fotografi të Kotorrit, ndërsa Lajçak i përgjigjet: “Ta thashë që Mali i Zi është fantastik”.

"Pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”/ Mesazhet

Epstein e pyet gjithashtu Lajçakun nëse Gjukanoviçi është president apo kryeministër i Malit të Zi, dhe Lajçak i përgjigjet se është president.

"Pika e dobët e Donaldit është Mali i Zi”/ Mesazhet

millo gjukanoviç

Lini një Përgjigje