TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2026, 19:05

E nënshkroi dy ditë para se të vetëvritej, publikohet testamenti i Jeffrey Epstein; si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

Shkruar nga Pamfleti
E nënshkroi dy ditë para se të vetëvritej, publikohet
Jeffrey Epstein

Sipas dokumenteve të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, Jeffrey Epstein kishte hartuar një plan të detajuar për shpërndarjen e pasurisë së tij vetëm dy ditë para se të gjendej i vdekur në qelinë e burgut në Manhattan, në gusht të vitit 2019.

Testamenti, i firmosur më 8 gusht 2019, parashikonte që një pjesë e madhe e pasurisë së tij t’u kalonte miqve, bashkëpunëtorëve, punonjësve dhe personave të afërt.

Përfituesja kryesore ishte partnerja e tij e fundit, Karina Suljak, e cila do të merrte mbi 42 milionë dollarë, disa prona luksoze në SHBA dhe Evropë, përfshirë ishullin Little St. James, rezidenca në New York, Palm Beach, Paris dhe New Mexico, si edhe koleksionin e diamanteve të Epstein.

Mes bizhuterive përfshihej edhe një unazë diamanti mbi 32 karatësh, e cila sipas shënimeve të tij ishte dhënë “në pritje të martesës”.

Shuma të konsiderueshme ishin parashikuar edhe për avokatin Darren Indyke dhe kontabilistin Richard Kahn, të cilët ishin caktuar gjithashtu si ekzekutues të testamentit. Ndër përfituesit figuronte edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar me 20 vite burg për rolin e saj në rrjetin e abuzimeve seksuale, si dhe vëllai i Epstein dhe piloti i tij personal.

Megjithatë, pas vdekjes së Epstein, pasuria nuk iu shpërnda përfituesve të përmendur në testament, por u transferua në një fond besimi, i cili është përdorur për kompensimin e viktimave, pagesën e taksave dhe shpenzimeve ligjore.

Sipas shifrave më të fundit, nga pasuria fillestare kanë mbetur rreth 127 milionë dollarë.

testamenti i jeffrey epstein

Lini një Përgjigje