TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2023, 18:24

Pezullimi i marrëveshjes për emigrantët, ministri Tajani: Nuk më shqetëson, do të zgjidhet shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i marrëveshjes për emigrantët, ministri Tajani: Nuk

Ministri i jashtëm italian, Antonio Tajani tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e  marrëveshjes Rama-Meloni për emigrantët nuk e shqetëson.

Zëvendëskryeministri njëkohësisht edhe ministri i Jashtëm, tha nga Brukseli ku po mbahej samiti BE-Ballkani Perëndimor, se nuk ishte i shqetësuar për pezullimin nga gjykata shqiptare të marrëveshjes midis Romës dhe Tiranës për ngritjen e dy qendrave të drejtuara nga italianët në Shqipëri.

"Unë nuk jam i shqetësuar. Mendoj se është një çështje ligjore që do të zgjidhet mjaft shpejt, por nuk na takon ne të komentojmë vendimet e gjykatës së një vendi kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian", u shpreh Tajani për gazetarët para samitit të PPE në Bruksel.

Gjykata Kushtetuese vendosi të pezullojë ratifikimin e marrëveshjes mes Ramës dhe Melonit për kampin e emigrantëve nga Parlamenti i Shqipërisë, teksa pranoi të kalojë për shqyrtim padinë e 30 deputetëve të opozitës.

Ratifikimi në Kuvend i marrëveshjes mes qeverisë së Shqipërisë dhe Italisë për një qendër procesimi emigrantësh në Gjadër duhet të pezullohet automatikisht deri në vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese, pas pranimit prej Gjykatës të padisë nga deputetët e opozitës.

marreveshje refugjate antonio tajani

Lini një Përgjigje