TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2023, 14:45

Putin poshtërohet nga gazetarët: Dorëhiqu! Pse nuk është Rusia e njëjtë me atë që shfaqet në TV?

Shkruar nga Pamfleti

 

Putin poshtërohet nga gazetarët: Dorëhiqu! Pse nuk
Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin është poshtëruar sot gjatë konferencës së tij për shtyp të fundvitit, kur mesazhet që i kërkonin të hiqte dorë u shfaqën në ekrane, ndërsa të tjerë vunë në dyshim ‘realitetin’ se si Putin e percepton Rusinë.

Sipas mediave shtetërore të vendit, kishte rreth 2 milionë pyetje për Putinin nga qytetarët e thjeshtë.

Por ndërsa Putin nuk iu përgjigj drejtpërdrejt atyre, ato u shfaqën në ekranin në momentin kur despoti rus po fliste.

“Mos kandidoni për një mandat tjetër si president”, shkruhej në një mesazh.

“Pse “realiteti” juaj është në kundërshtim me realitetin tonë të jetuar?, lexonte një mesazh tjetër.

‘Kur do të jetë Rusia e njëjtë me atë në TV?’ .

Por Putin nuk u shfaq i mërzitur nga mesazhet dhe as nuk iu drejtua atyre. Në vend të kësaj, ai foli për pushtimin e Ukrainës në vazhdim dhe për qëllimet e Moskës.

Duke ofruar detaje të rralla mbi operacionin e Moskës, Putin tha se rreth 244,000 rezevistë janë duke luftuar në fushën e betejës dhe hodhi poshtë nevojën për një valë të dytë të mobilizimit.

 

putin poshtërohet nga gazetarët

Lini një Përgjigje