TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota14 Dhjetor 2023, 13:21

Vuçiç i përgjigjet ashpër Brukselit: Nuk do ta njohim kurrë Kosovën!

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç i përgjigjet ashpër Brukselit: Nuk do ta njohim

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë sot për mediat serbe tha se nëse mesazhi nga Brukseli në fund të fushatës zgjedhore ishte se do të duhet të njohim pavarësinë e Kosovës, atëherë kjo nuk do të ndodhë.

“Nëse ata donin të thonë se Serbia do të duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, unë u them që nuk do ta pranoj, dhe tani ndoshta do të gjejnë disa që do ta pranojnë, kështu që ndoshta ata do të fitojnë.

Është plotësisht e qartë kur shikoni nga jashtë, fondacionet që kanë paguar parti të caktuara, do t’ju thonë jo për zgjedhje, por, po për projekte”, tha Vuçiç për mediat serbe, duke komentuar konkluzionet e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së për kapitullin 35.

aleksandar vuçiç kosova serbia

Lini një Përgjigje