TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota31 Janar 2024, 17:33

Pezullimi i fondeve për UNRWA, OBSH ngre alarmin: Do të sjellë pasoja katastrofike për Gazën!

Shkruar nga Pamfleti

Pezullimi i fondeve për UNRWA, OBSH ngre alarmin: Do të sjellë

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus tha se vendimet e donatorëve kryesorë për të ndaluar fondet për furnizuesin më të madh të ndihmës humanitare, UNRWA, Agjencia e Kombeve të Bashkuara do të ketë pasoja katastrofike për popullin e Gazës.

Duke folur në një konferencë shtypi të mërkurën, ai apeloi që vendimet të rishqyrtohen, duke shtuar se asnjë organ tjetër nuk ka kapacitetin për të ofruar shkallën dhe gjerësinë e ndihmës që 2.2 milionë njerëz në Gaza e kanë nevojë urgjente.

Të paktën 17 vende kanë njoftuar se do të pezullojnë fondet për agjencinë e OKB-së që kur Izraeli pretendoi se një duzinë punonjësish të tij ishin të përfshirë në sulmin e 7 tetorit. Disa nga donatorët më të mëdhenj të UNRWA si SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermania janë ndër ato që kanë pezulluar fondet.

OBSH po përballet me "sfida ekstreme" duke u përpjekur të mbështesë sistemin shëndetësor dhe punëtorët në Gaza dhe është përballur me "vështirësi të madhe" duke u përpjekur të arrijë spitalet në jug të rripit të Gazës sipas Tedros.

Drejtori i përgjithshëm përmendi "luftimet e ashpra" pranë spitaleve në Khan Younis, në jug të Gazës, si pengesë të rëndë të aksesit në objektet shëndetësore për pacientët, punonjësit e shëndetësisë dhe furnizimet.

Tedros tha se OBSH dërgoi pajisje mjekësore në Kompleksin Mjekësor Nasser, gjithashtu në Gazën jugore, të hënën gjatë një misioni të OKB-së, por misionet e tjera për të ofruar ushqime u refuzuan.

obsh unraw

Lini një Përgjigje